Ish- kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka mohuar zërat se do të krijojë një parti të re për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Kontaktuar nga gazetari i Report Tv Besard Jacaj, Topalli ka deklaruar se lajmet që po qarkullojnë me media ditëve të fundit nuk janë të vërteta. “Jo nuk është e vërtetë” ka thënë ajo për Report Tv

Aktualisht deri më tani është zyrtarizuar krijimi i partisë së re nga disa deputetë të opozitës së re, me në krye Muslim Murrizi