Një çift nga Buxton, Derbyshire, ka shitur gjithçka që ka pasur për të jetuar në një furgon. Meg Ward, nënë e një fëmije, tha se bashkë me burrin kanë shitur shtëpinë, mobilet, e gjithçka brenda saj, për të blerë një furgon e për të jetuar në të

Bashkë me vajzën e tyre 4 vjeçare, çifti ka shëtitur thuajse tërë Evropën. Me paratë e mbetura, dhe një pjesë që ia kanë lënë familja trashëgimi, ata synojnë vetëm të shëtisin.

Por ata sjanë të vetëm . Ishte shqe.tësuese të shesim gjithçka. Por është ngazëlluese dhe jetë e shkëlqyeshme u shpreh Ward, transmeton KultPlus.

Një jetesë e tillë është bërë trend në SHBA dhe në Australi. Madje, vitet e fundit edhe në Mbretërinë e Bashkuar ku shumë furgonë, janë kthyer në shtëpi banimi