Një parti e re në horizont, zyrtarizohet ‘Lëvizja për ndryshim’ A është forca të cilës do i bashkohet Jozefina Topalli ?!

Një lëvizje e re politike duket se është në horizont, e që pritet të trazojë ujërat pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Nën moton “Lëvizja për Ndryshim”, iniciuar fillimisht nga disa të rinj, burime jozyrtare thonë për Faxweb.al se ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pritet që ti bashkohet këtij organizimi të ri politik, që ende nuk dihet nëse do të zyrtarizohet më tej si parti, e nëse do të jetë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 25 Prillit.

E pyetur nga Faxweb.al, lidhur me këtë lëvizje, Topalli është shprehur se ajo do ti bashkohet çdo iniciative që është kundër klasës politike të korruptuar, por e ka mohuar që është organizatorja e gjithë kësaj. Topalli shprehet se ajo do ta shohë në vijim nëse do të jetë pjesë e kësaj lëvizje, apo ndonjë organizimi tjetër, që synon luftimin e korrupsionit në vend, ndërsa shton se ftesa për të marrë pjesë në takimin prezantues të kësaj nisme i ka shkuar edhe asaj.

“Vendi ka nevojë për shpresë, eja bashkohu me ne” është edhe slogani i Lëvizjes për Ndryshim, e cila pritet të prezantohet në datën 28 Tetor, por ende nuk dihet se kush do të jenë drejtuesit e saj, dhe as platforma ku do të mbështeten