Gjatë 24 orëve të fundit policia ka vendosur 769 masa administrative për qytetarët që janë konstatuar pa maska mbrojtëse. Uniformat blu bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe në orët e mbrëmjes

Megjithatë, siç sqaroj polica nuk janë kursyer as shkelësit. Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 600 gjoba me vlerën 3.000 lekë secila

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 22 shtetas, të cilët kanë thyer protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID19 duke u grumbulluar në tubime të paligjshme.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 169 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik