Ministria e Infrastrukturës ka miratuar vendimin për lejen e qarkullimit në bazë të direktivave të Bashkimit Evropian.
Me urdhër të Ministrisë së Infrastrukturës, automjetet në Shqipëri do të kenë së shpejti një leje të re të qarkullimit. Urdhri parashikon që leja e re e qarkullimit të jetë në përputhje me direktivën Europiane 1999 37 EC të vitit 1999
Leja e re e qarkullimit do të jetë e barasvlefshme me certifikatën e pronësisë. Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit të bëhet sipas rregullores së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor”m, thuhet në urdhër.
Leja e re e qarkullimit të jetë sipas modelit bashkëlidhur këtij urdhri, i cili është në përputhje të plotë me direktivën Evropiane datë 29 4 1999 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit Për dokumentet e regjistrimit të mjeteve , të ndryshuar, dhe sipas propozimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me shkresën nr 17699 Projekt propozim mbi modelin, specifikimet dhe mënyrat e plotësimit të dokumentit të qarkullimit, të ri, të mjeteve rrugore.
Leja e re e qarkullimit të jetë e barasvlershme me certifikatën e pronësisë. Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit të bëhet sipas rregullores së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Comments are closed.