Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë vetëm dy ditë më parë. Lajmin e bukur e dha partneri i moderatores, regjisori i njohur Eduart Grishaj me një foto ku shfaqej me vogëlushin e sapoardhur në jetë.

Arbana dhe Eduarti i kanë vendosur djalit emrin e veçantë, Diell. Pas lindjes Arbana është mbuluar me dhurata nga miqtë e saj.

Moderatorja ka zbuluar një pjesë prej tyre me anë të postimeve në Instastory, ku shihet se Xhemi i ka dhuruar një byzylyk me simbolin e diellit bazuar tek emri që i kanë vendosur djalit.

Arbana ka marrë buqetë me lule nga presidentja e Top Medias, Vjollca Hoxha, shoqëruar me një pusullë ku shkruhet Me jetë të gjatë djali! Përqafime Vjollca Hoxha