President ii vendit Ilir Meta gjatë një konference për shtyp ka deklaruar se gjobat për mos mbajtjen e maskave janë një maskaradë dhe se shkelin të drejtat e qytetarëve.
Meta i bëri thirrje qeverisë që të tërhiqet menjherë nga ky ndëshkim, ndërkohë që shtoi se OSHEE nuk mund të ndërpresë dritat për mosmbajtjen e maskave. “Maskaradë sepse shkel në mënyrë flagrante të drejtat sepse i lë pa drita në mes të dimrit, e shndërron OSHEE nga një institucion që ka për detyre furnizimin, në një instrument policor që ekzekuton masat.
Gjobat për mosmbajtjen e maskave është një maskarade dhe shkel të drejtat e qytetarëve. OSHEE nuk mund të ndërpresë dritat për mosmbajtjen e maskave. I bëj thirrje qeverisë që të reflektojë menjeherë. Barrierat fizike duhet që ti respektojmë të gjithë për të mposhtu virusin dhe jo për ti shpëtuar gjobave të qeverisë në mënyrë arbitrare. Jo ndëshkime të paligjshme të paqarta që ua lë në dorë tre ministrave. Qeveria duhet të nxjerrë rregulla që sensibilizojnë qeverinë” tha Meta.
Comments are closed.