Si asnjëherë më parë brenda një dite. Në 24 orët e fundit në Shqipëri është vendosur një tjetër rekord negativ, pasi u shënuan 295 raste të reja me koronavirus nga 1413 testime që u realizuan, ndërsa për fat të keq 3 pacientë ndërruan jetë në dy spitalet Covid
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Lajmi i vetëm i mirë është që në 24 orët e fundit janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një thirrje secilit prej jush “Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim. Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19 mbyllet apeli.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër, 22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Fier dhe Pogradec, 10 raste në Krujë dhe Berat, 9 raste në Elbasan dhe Lezhë, 7 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Divjakë, 4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar, 3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë, 2 raste në Has dhe Shijak, 1 rast në Fushë- Arrëz, Devollë, Kavajë, Mirditë,Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.
Comments are closed.