Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi 3 persona.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani duke bërë që totali i viktimave në vend të shkojë në 451 persona që prej fillimit të epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë: 1276 testime, 70 të shëruar, 281 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit
Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1276 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 281 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2
Janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10,071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë
Comments are closed.