Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të trajnerit të atletikën, Vildan Tufi.
Ademi ka shkruar në rrjetet sociale, se kjo është një humbje e madhe për sportin shqiptar e për atletikën shkodrane.
“Sapo mësova një lajm të trishtueshëm, Profesor Vildan Tufi, është ndarë nga jeta!
Një humbje e madhe për sportin shkodran e shqiptar, për atletikën shkodrane e shqiptare. Trajner i palodhur i kampionëve, edukator shembullor dhe prind e familjar si ai.
E prisnim të gjithë që të kthehej në pistat e atletikës, e prisnim që të fitonte betejen me sëmundjen e rëndë! Fatkeqësisht nuk ia doli, për tu larguar nga kjo jetë vetëm fizikisht.
Profesor Vildan Tufi do te jetojë përmes kampionëve të panumërt që stërviti, titujve e medaljeve që përmes punës së tij, i solli në Shkodër.
Pushofsh në paqe Profesor Vili!
Do të na mungosh!” shkruan Ademi.
Comments are closed.