Niko Brahimaj është larguar nga Drejtoria Policisë vendore të Qarkut Shkodër. Pas më shumë se një viti në drejtimin e kësaj policie, Brahimaj është larguar nga ky post
Në vendin e tij, është Lorenc Meta, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit. Këtë detyrë, Meta e mori në muajin prill të vitit të kaluar.
Gjatë karrierës së tij në polici, Meta ka qenë nëndrejtor i Policisë në Fier, në vitin 2012, dhe ka punuar gjithashtu në sektorin e krimit ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.