Nga kjo e enjtje e 15 tetorit 2020, vendosja e maskës është bë me detyrim, dhe parashikohen gjoba në rast se nuk zbatohet, që fillon me 3 mijë lekë dhe 5 mijë lekë në rast përsëritje.

Report Tv ka bërë një vëzhgim në disa qytete kryesore të vendit, ku ajo çfarë shihet është se pjesa më e madhe e qytetarëve e kanë zbatuar, ndonëse ka edhe nga ata të “pabindur” që nuk kanë vendosur maskë.

Gjithashtu, nuk përjashtohen edhe ato qytetarët të cilët e mbajnë maskën te gusha, në kundërshtim me të gjitha rregullat, pasi duhet që hunda dhe goja të mbulohen totalisht.