Çdo ditë, jo vetëm në qendrat e banuara, por edhe në zonat rurale, ka punonjës policie që kanë përgjegjësinë për një zonë të caktuar. Ne nuk pretendojmë që në çdo cep pallati, në çdo hyrje objekti apo rrugë, të ketë punonjës policie, sepse e kemi të pamundur fizikisht.

Por organizimi është i kësaj natyre që në ato vende kur do të konstatohet patjetër që veç këshillimit, do të marrim edhe masa penalizuese. Por unë shpresoj qytetarët ti binden thirrjes dhe do kenë vullnetin ta zbatojnë, se nuk është diçka që na privon në liritë e të drejtat e njeriut, apo në punën e përditshme tha Veliu.