Presidenti i vendit Ilir Meta ka postuar sot një foto, me Isa Boletinin në sfond, me të cilin thotë se është ribashkuar pas tre vitesh. Sipas Metës kjo dhuratë i është bërë nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, dhe duket se ka qenë e tija në kohën kur drejtonte parlamentin.
Pavarësisht replikave të forta me kryeministrin Edi Rama dhe me socialistët në përgjithësi, Meta dhe Ruçi duket se ruajnë një marrëdhënie të mirë mes tyre, ku lavdet edhe publike nuk mungojnë.
Postimi i Metës:
Mirëmëngjes të gjithëve dhe ditë të mbarë! Unë s’mund ta nisja më mirë. Jo vetëm dielli u rikthye, por edhe Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tre vitesh “ndarje”.
Falenderoj Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, i cili e pranoi me mirëkuptim kërkesën time. Tani me kryetrimin e Pavarësisë tonë ndihem më i qetë dhe më i fortë. Edhe Ai besoj ndihet mirë pasi përballë ka Babain e Pavarësisë tonë, Ismail Qemalin.
Comments are closed.