Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Lulzim Bashës vetëm pak minuta pas deklaratës së tij se do të shkarkojë kryebashkiaken e Durrësit për të emëruar Milva Ekonomin për shkak të aferës së inceneratorëve. Rama i thotë se PD ka një marrëdhënie fiziologjike me mbeturinat dhe sulmon rëndë Berishën pasi e cilëson si “mbeturinë të komunizmit dhe rrëmujaxhi patologjik
“Lulëzim, unë e di që Partia Demokratike ka një marrëdhënie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat, jo vetëm sepse një mbeturinë të komunizmit dhe një rrëmujaxhi patologjik e ka lider prej 30 vjetësh, po edhe sepse kurdo e kudo ka qeverisur plehrat i ka pasur male krenare! shkroi Rama
Në konferencën para gazetarëve, Basha tha se Emiriana Sako nuk pranon të hedhë firmën për dërgimin e plehrave të Durrësit në inceneratorin e Tiranës, ndaj vendin e Sakos në krye të Bashkisë së Durrësit, Rama ka menduar që të çojë Milva Ekonomin, që më herët ka mbajtur edhe poste zëvendësministrje në qeveri
“Për inceneratorët po bëhet gati që të shkarkojë për herë të pestë apo të gjashtë kryebashkiaken e Durrësit, që as emrin nuk ia dimë, se aq shpejt i ndërrojnë zonat atje
Comments are closed.