Aktorja shumë e dashur për publikun, Mariana Kondi ishte këtë të mërkurë e ftuar në emisionin Rudina, në Tv Klan. Gjatë intervistës, ajo ka treguar disa situata komike që i ka përjetuar në rininë e saj.

Mariana kishte me vete një bluzë, në të cilën lexonte Sega la legna, që do të thotë sharrojmë një drrasë në italisht. Në rini, ajo nuk e dinte se çfarë do të thoshte dhe çdo darkë bënte xhiro me të që ta shihte i shoqi.

Ai i kishte buzëqeshur duke i thënë Hajde sharrë hajde, duke marrë shkas nga bluza.

Në këtë bluzë shkruhet Sega la legna që unë nuk e kisha idenë se çfarë do të thotë, që do të thotë sharrojmë një drasë në italisht. Ne vajzat e rrugës së Durrësit nga Pallati i Kulturës deri në Korpusin Qëndror bënim atë xhiron e famshme, pastaj kur vinte koha e plazhit ishte akoma më bukur, nga Iliria deri tek Hekurudha bënim xhiro në darkë.

Unë me një bluzë të tillë që e kisha marrë borxh që shkruheshe Sega la legna bëja xhiro dhe mezi prisja të shihja tim shoq, ta kisha përballë dhe t’i qeshnim njëri tjetrit.

Vetëm me atë të qeshur ne rrinim një muaj, kishim një kënaqësi të madhe, mjafton që më qeshi. Gjatë xhiros së bukur e kisha përballë dhe ai më thotë hajde sharrë hajde. Unë thashë uaa çfarë është kjo sharrë, e shoqja më thotë jo moj pale për çfarë e ka patur

Ecëm sa ecëm dhe u kthyem dhe ishim prap përballë dhe më thotë prap wow çfarë sharre, hajde sharrë hajde dhe unë e zeza, po ky kujt i thotë sharrë I thashë asaj shoqes me siguri ky nuk më do më. U trishtova dhe mërzita shumë. E ndoqa nga pas dhe përballë prap më thotë wee çfarë sharre. E unë i them ore ti kujt i thua sharrë, e më thotë asnjë njeriu.

I them po ti po më drejtohesh mua, e më thotë po ti e ke të shkruar tek bluza. E ke gabim i them, këtë bluzë e veshin vetëm femrat e bukura dhe ika, tha aktorja.