Lënda eksplozive e vendosur në një zonë të banuar në qytetin e Vlorës ka plasur me shp.ërthim të komanduar pas tre orësh. Ishin forcat xheniere që kryen shpë.rthimin

Mbetet ende e paqartë se cila është sasia e tritolit që shp.ërtheu. Rreth tre orë më parë, banorët e zonës njoftuan komisariatin e Vlorës pasi panë një pako me dritë, pranë së cilës ndodhej një celular pranë pallatit të Kulturës.

Ambienti u rrethua menjëherë nga forcat e policisë për të larguar qytetarët pasi shp.ërthimi mund të ndodhte në cdo moment dhe mund të shkaktonte dëme (A.M/Faxweb.al)