Përdorimin e maskës në hapësira publike, Shqipërisë ia rekomandoi Organizata Botërore e Shëndetësisë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur, përfaqësuesja e OBSH në Shqipëri, Bettina Menne, në një intervistë për Tv Klan.
Ajo thotë se mbajtja e maskës edhe në rrugë do të frenojë përhapjen e Covid19 Ajo sqaron se maska nuk ka asnjë pasojë negative tek ata që e përdorin, përveç rasteve të veçanta.
Përdorimi i maskës, thotë përfaqësuesja e OBSH, do të evitojë një tjetër mbyllje të vendit
“Njerëzit e dinë që duhet të përdoret kudo dhe gjithmonë. Ky është një hap i rëndësishëm dhe me shumë mundësi do të na parandalojë mbylljen. Situtata është e ndryshme dhe sigurisht po mbahet nën kontroll dhe po shihet se cilat çështje do të zbatohen në Europë dhe Ballkan.
Por dihet që mbyllja nuk i shërbeu asnjërit. Bllokimet e pjesshme po zbatohen pothuajse kudo në Evropë, ku situata ka përmbushur nivele kritike. Ne nuk do të ishim në favor që kjo të ndodhte në Shqipëri. Ne jemi të vetëdijshëm për lodhjen e publikut për të ndjekur masat parandaluese”
Comments are closed.