“Nuk e njoh” Drejtori i Policisë bashkiake të Malësisë së Madhe Mentor Hasanaj, që u pla..gos te dielen së bashku me të atin në a..tentat ka mohuar njohjen me 19 vjeçarin që e qëlloi, i cili është ende në kërkim

Përpara hetuesit që e mori në pyetje, pasi doli nga reanimacioni te spitali i Traumës në Tiranë, Abcnews.al mëson se Hasanaj u shpreh se “nuk e njoh Ilirjan Hasanajn”

Gjithashtu familjarët, i thanë Abcnews.al se “Ne jemi gjashtë vëllezër dhe asnjë nuk e njeh autorin” Ndërkohë po sipas familjarëve, hetuesi, i tha Hasanajt se “Jemi në rrugë të mbarë për të kapur autorin”

Ndonëse ka të njëjtin mbiemër me shënjestrën mësohet se ata nuk kanë lidhje farefisnore me njëri tjetrin. Burime bëjnë me dije se autori është djali i Arben Hasanajt, ish polici i Kufirit është larguar nga vendi. Nuk dihet ende shkaku që e kanë shtyrë, të riun të që..llojë me armë drejt shefit të bluve

Nga ate..ntati mbetën të pl..agosur rëndë Mentor Hasanaj i cili u soll në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore dhe babai i tij Xhelal Hasanaj ndërsa e shoqja e tij i shpëtoi plu…mbave