Sërish konfirmohen shifra të larta të personave të infektuar me COVID19 në qarkun Shkodër. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe 13 raste të reja pozitive dhe një viktimë. 12 raste të reja janë shfaqur në bashkinë Shkodër dhe një rast I ri ka rezultuar pozitiv në bashkinë Fushë-Arrëz

Ndërsa viktima është një 64-vjeçar nga Shkodra I cili vuante prej kohësh edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese. Deri më tani, në të gjithë qarkun janë shënuar 45 viktima nga përhapja e pandemisë COVID19

Ndërkohë, raste aktive janë 410 persona, prej të cilëve 13 janë të shtruar në spitalet COVID në Tiranë dhe 399 janë të izoluar në bansa si shkak I gjendjes më të qëndrueshme shëndetësore

Gjithashtu, në 24 orët e fundit, tre persona të tjerë janë shëruar nga ky infeksion duke e rritur numrin e të rikuperuarve në 599 persona, sa gjysma e të gjithë të prekurve në total që prej fillimit të përhapjes së infeksionit COVID19

Në këto shtatë muaj, në të gjitha bashkitë e qarkut nga më shumë se 5900 testime që janë kryer kanë rezultuar pozitivë 1054 persona. Këto shifra tashmë e rendisin Shkodrën të tretën në vend pas Tiranës dhe Durrësit. Ndërkohë, së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se priten ndryshime të tjera në format e testimit të COVID