Kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar të flasë për ‘dështimet’ e PD lidhur me fatkeqësitë natyrore që kanë goditur vendin në kohën e qeverisjes së tyre. Në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS, thotë se nuk dhanë kokërr leku për Shkodrën e përmbytur ndërsa personat me aftësi të kufizuara i lanë me 40 milionë borxhe.

Në kushtet kur jemi përballur me agresione skandaloze nga ana e një opozite që doli mendsh fare e më pas doli dhe nga parlamenti. Më pas me dy goditje shumë të rënda, të cilat besoj se faktet e kanë treguar se e kemi përballuar me dinjitet dhe kemi provuar që ne bëjmë atë që askush tjetër se bënte dot këtu.

I përmbyseshin njerëzit në Shkodër dhe paratë për ata përmbytje, i kemi paguar kokërr më kokërr për ata në Shkodër. Nuk paguan asnjë lekë për ata e as për njerëzit që ishin me aftësi të kufizuara. 40 milionë borxhe për personat me aftësi të kufizuara dhe bëjnë sikur i dhimbsen, i kemi paguar ne.

Kanë bërë tendera për rrugët dhe vetëm një rrugë nuk e kanë mbaruar. Vetëm një rrugë e kanë bërë pjesërisht dhe ajo është rruga e kombit, pore dhe atë po e mbarojmë ne. mjaftojmë të shikojmë se sa para më shumë na kanë detyruar të paguajmë dhe kanë bërë shqiptarët të paguajnë me kontratat dhe daullet skandaloze. Ky është fakt, jo opinion. Sot ne na duhet që ti përballim njerëzit me faktet port ë përballemi dhe me një fakt tjetër që është në zemrat e mendjen e tyre që është shqetësimi se si do shkojnë gjërat.

Në ka një shqetësim të thellë në shumicën dërrmuese të shqiptarëve. tha Rama.