Një ditë pasi u gjetën trupat e pajetë të Klement Pepajt dhe Vilson Çujat në zonën e Malësisë së Madhe ka ardhur dhe reagimi i parë nga familja e këtij të fundit.

Vëllai i Vilson Çutajt, Olsiani, i cili ishte dhe personi që denoncoi në polici zhdukjen e të rinjve, përmes postimeve në rrjetet sociale, shpreh dhimbjen për jetët e humbura.

Përveç të vëllait, Vilsonit që la pas 4 fëmijë të mitur, Olsiani ka humbur dhe kushëririn e tij, Klementin, vetëm 21 vjeçar.

“Paçi dritë e djell, e kjoshi mirë me Zotin, se na e keni kput shpirtin, e na e keni thy zemrën” shkruan Çutaj në rrjetet sociale.