Burime pranë PS bëjnë me dije për Fax news se në Asamblenë e socialistëve që do të mbahet pranë Liqenit Artificial pasditen e sotme do të komunikohet shkarkimi i Blendi Çuçit nga posti i ministrit të Bujqësisë.

Një tjetër emër që është përfolur vazhdimisht se do të largohet është ai i ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, i cili dhe vetë ka panuar se nuk mund të qendrojë i përjetshëm në atë post.

Kujtojmë se sot, në orën 15:30, socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare, e shtyrë disa herë në kohë me argumentin e shmangies se grumbullimeve për shkak të pandemisë.

Pikë kryesore, e rendit të ditës, është zgjedhja e organeve drejtuese të partisë dhe është me interes të kuptohen emrat që do të jenë pjesë e Kryesisë dhe Sekretariatit, disa muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Pritet të përcaktohen edhe piketat për zgjedhjet e 25 prillit, nga përgatitjet në terren deri te objektivi për të siguruar më shumë se 800 mijë vota, me synimin e një mandati të tretë qeverisës. Në këtë mbledhje pritet të prezantohet edhe platforma për vlerësimin nga anëtarësia.