Deri më 15 nëntor do të kthehen të gjitha paratë e gjobave të paguara, patentat dhe makinat e bllokuara gjatë periudhës së tërmeteve të 21 dhe 26 shtatorit si dhe karantinës.
Vendimi është marrë dje në mbledhjen e qeverisë. Këshilli i Ministrave ka publikuar në faqen zyrtare aktin normativ pas propozimit të tre ministrave, përkatësisht Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dhe ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.
Akti normativ parashikon faljen e të gjitha masave administrative me karakter ndëshkues, të vendosura nga autoritetet shtetërore përkatëse për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID 19, nga data 17 prill 2020 deri më 7 tetor 2020
Po kështu falen të gjitha masat administrative të vendosura nga strukturat e njësive të vetëqeverisjes vendore ndaj familjeve të dëmtura nga fatkeqësitë natyrore, tërmetet e datave 21 shtator dhe 26 nëntor 2019, për shkeljet e konstatuara gjatë kryerjes së punimeve për riparimin rindërtimin e banesave individuale
Akti normativ parashikon madje dhe kthimin e parave të gjobave dhe mënyrën se si do kthehen këto para. Kthimi i shumave pranë llogarisë bankare të subjektit përfitues apo institucionit shtetëror që ka vendosur masën administrative me gjobë do të bëhet brenda datës 15 nëntor 2020
Një pikë tjetër ka të bëjë dhe me kthimin e patentave, licencave dhe mjeteve të bllokuara në zbatim të masave administrative sërish brenda 15 nëntorit
Comments are closed.