Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me përzgjedhjen e emrave në krye të Komisionit Qëndror të zgjedhjeve. Topalli aludon se emrat e përzgjedhur janë si rjedhojë e një marrëveshjeje mes Ramës dhe Bashës.

Ajo e quan një akt të turpshëm veprimin e kryedemokratit, ku parapëlqeu ish-ministrin socialist Ilirjan Celibashi duke rrëzuar ish zëvendëskryeministrin democrat, Ilir Rusmajli.

Postimi i plotë i Topallit: Para dy ditesh ne Parlament, Rama ne marreveshtje me Bashen votoi emrat e KQZ se re.

Sikur Basha te kishte kontestime per ndryshimet Kushtetuese apo per mbylljen e listave permes hapjes se rreme , ky i fundit nuk do te kishte derguar ne Kuvend emrat e tij ( Emra qe moren voten e Rames)

Perkundrazi, ata ishin ne sintoni per cdo gje. I vetmi kontestim qe Basha kishte,ishte Ilir Rusmaili.

Ne nje akt te turpshem, Basha votoi ministrin e Edi Rames dhe rrezoi Zevendes Kryeministrin e Partise Demokratike.

Ilir Rusmaili eshte njohesi me i mire i zgjedhjeve, eshte profesor i se Drejtes Kushtetuese. Ai i eshte bashkengjitur Partise Demokratike qe prej 3 dekadash. Nje nder mendjet me brilante te kesaj Partie

Votimi i Bashes per ministrin e Rames me kujtoi marreveshtjen e 2017 kur lB detyroi grupin parlamentar te votoje listen e vetingut qe fillonte nga Ina Rama deri tek militantet me famos te Kryeministrit

Sa bukur merren vesht shahistet per te ruajtur karriget e tyre. Meritokracia, vlera , parimet e dija nuk kane asnje vlere per ta