Në tabelën shoqëruese që vendoset përballë tavolinës së ministrave në Kuvendin e Shqipërisë , Sandër Lleshaj u cilësua ditën e sotme si Deputet.

Kjo gafë e administratës së Kuvendit nuk kaloi pa vëmendjen e deputetit Murrizi i cili gjatë fjalës së tij tha me ironi se uron Lleshajn për detyrën e re.

“Së pari, zoti Balla do të uroja për zgjedhjen para zgjedhjeve të deputetit të ri zotit Sandër Lleshaj, sikur duket e keni planifikuar ta shkarkoni si ministër të premten, pasi ia paskeni ngrehur tabelën që sot, Sandër Lleshaj deputet. O i thoni këtyre të administratës ta dinë se çfarë punon Sandri, ose i thoni Sandrit që e keni shkarkuar si ministër dhe ia keni caktuar vendin deputet, por se ku, sipas katit nuk më duket në terezi gjëkund” tha deputeti Murrizi.

Në foto shihet qartë se Lleshajt, i cili aktualisht mban postin e Ministrit të Brendshëm, është cilësuar si deputet.