Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka sfiduar kryeministrin Edi Rama duke i kërkuar atij të hapë listat 100%

Meta i bëri thirrje të ulet dhe të diskutojë për një konsensus me opozitën, madje tha se po hapi listat, Rama nuk fiton si deputet në asnjë qark.

Nga ana tjetër Meta thekson se po sheh çdo kërkesë të shtetit shqiptar për të marrë borxh në institucionet financiare ndërkombëtare.

Ai i bën thirrje qeverisë që të jetë transparente dhe të mbrojë interesat e taksapaguesve, dhe nga ana tjetër thekson se shteti s’mund të marrë borxhe pa fund për të shlyer dëmet nga korrupsioni i kryeministrit dhe ministrave apo vartësve të tij.