Perkthimi nuk ishte as zanati e as meraku i tij, por kur kupton diakroninë e politikave gjuhësore refraktare që shqipja ka pësue, çoroditjes së shqiptarit në harkun e katër brezave dhe inercisë së tanishme të manive miope ateherë ndodh që vepra e tij leksikologjike Fjalori i Orientalizmave, asht ndër udhëzuesit ma të mëdhenj të përkthimit të memories sonë qytetare, historike dhe shpirtnore.
Kur e mendon që nga zanati ishte thjesht nëpunës administrate, ka ba nji fjalor aq për marak sa asht i domosdoshëm në shumë mjedise ku kultivohet përmasa njerëzore, si shpirtnore ashtu edhe kulturore
Nëse muzika perkthen frymën në kohë e hapsinë, kisha thanë se fjalorët si ky përkthejnë civilizimet. Tahir Dizdari me familje f Marubi
Comments are closed.