Vincenzo Del Monaco është kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, pas largimit të gjermanit Borchardt.
Ambasadori italian, i cili ka qenë më herët ambasadori i Italisë në Malin e Zi dhe në Armeni, zëvendëson në këtë post Bernd Borchardt, i cili u përfshi në disa situata në vendin tonë, ku iu ngriti gishtin e mesit, banorëve të Astirit. Po ashtu ai është akuzuarb gjithnjë për qendrime të favorshme në drejtim të qeverisë së Edi Ramës.
Lajmi është bërë i ditur dhe nga misioni italian në OSBE, i cili shkruan: “Një urim për shumë fat ndaj ambasadorit Vincenzo Del Monaco. Italia ju uron sukses në detyrën e re, në përfitim të agjendës reformuese të qeverisë shqiptare dhe të popullit shqiptar”
Ambasadori i ri vjen ndërkohë që klasa politike në vend nuk ka gjetur dakodësi për Kodin Zgjedhor, ndërsa numri dy i CDU/CSU kërkoi gjatë ditës së djeshme që ky Kod të certifikuar nga misioni i OSBE/ODIHR
Comments are closed.