Edi Rama në një konferencë për shtyp me mediat i është përgjigjur dhe pyetjes nëse ishte njohur me platformën prej 5 pikash të paraqitur nga Lulzim Basha si kandidat për kryeministër me fokus kryesor shëndetësinë dhe rimëkëmbjen ekonomike dhe se a kishte qeveria e tij një plan të ngjashmëm për sektorin e shëndetësisë në kulmin e pandemisë COVID 19
“Së pari për atë që e quani kandidat për kryeministër, është shalqi me provë domethënë i pangrënshëm sepse nuk është i ardhur nga hëna por ka qenë në provë disa herë dhe natyrisht shkuarja në ekstrem me propozime të ashtuquajtura platforma alternative është mungesë serioziteti të prodhuar. Në këtë vend qeveris tjetërkush dhe larg qoftë të kishte ndodhur që flama ta kishte gjetur këtë vend me atë kandidat dhe me atë klubin e opozitës së bashkuar
Dhe të kishte gjetur këtë vend me spitalet, shërbimet në kohën kur na besuan shqiptarët. Mjafton ta kujtojmë atë kohë që kjo nuk është betejë mes meje dhe shalqirit me provë që është në krye të opozitës. Në jemi në betejë me veten, koha nuk pret se shqiptarët kanë pritur shumë dhe kemi shumë për të përmirësuar dhe është midis nesh dhe një beteje me kohën dhe vetveten” tha Rama.
Gjithashtu kryeministri u pyet dhe në lidhje me një rishikim të taksës progresive, ndërsa opozita e bashkuar ka deklaruar se në kohën që do të vijë pushtet do të aplikojë taksën e sheshte prej 9 për qind.
“E rikonfirmoj që po bëjmë një sërë studimesh, ulja e TVSH dhe tatimfitimit, rrisim mundësitë dhe hedhim hapa të tjerë.
Nëse këto do të ishin bërë sapo erdhëm në pushtet, atëherë do të ishim magjistarë. Jemi duke bërë një plan për taksën progresive dhe aty me synimin që të lehtësojmë barrën e atyre që jetojnë me punë dhe me një pagë dhe që të rrisim fuqinë blerëse të gjithsecilit, përndryshe me platforma të krijuara dhe të trumbetuara në kushtet kur s’ke asnjë përgjegjësi dhe kur e di që ardhja në këto përgjegjësi është minimale që të sulesh si Sudja për të kapur ca të kapësh, ndaj shqiptarët e kanë shumë të qartë, shalqinjtë me provë nuk kanë shans ti blejnë si shalqi të ngrënshëm” u shpreh kryeministri
Comments are closed.