Të nderuar Shqiptarë, është hera e parë që ju shkruaj, është hera e parë që ju drejtohem, por këtë herë nuk rri dot duarkryq e gojëmbyllur. Nuk mjaftoi opozita me protesta e “çadra” as dalja e saj nga Parlamenti, nuk mjaftuan stduentët, nuk mjaftoi as Presidenti, as shoqëria civile, as “Teatri” nuk mjaftoi asgjë, prandaj kam një kërkesë për JU! Dua t’ju tërheq vëmendjen, viti 2020 nuk është një vit si gjithë të tjerët, mund të thoni që as shtatë vitet e fundit nuk kanë qënë aspak normal,e vërtetë, por 2020-a nuk është as 2014-a e djegies së Lazaratit ndërkohë që nga ana tjetër e gjithë shqipëria u mbjell në hashash, nuk është as viti 2015 i mbifaturimeve të energjisë elektrike dhe rikthimit të detyrimeve të prapambetura (ku shumë kryefamiljar përfunduan burgjesh e disa edhe të vetëflijuar) as 2016-a e emigrimeve masive nëpër azilet e botës, nuk është as 2018-a e legalizimeve në masë e ndërtesave të simpatizantëve të qeverisë, as 2019-a e “Astirit” dhe as 2019-a e tërmetit të nëntorit, nuk është as viti 2019 i vdekjes së demokracisë me zgjedhjet e 30 Qershorit, por është viti 2020.

Është viti më i turpshëm për shqipërinë dhe shqiptarët, jo pse borxhi ka arritur vlerat më të larta që ka pasur ndonjëherë, jo pse gjithë fuqia punëtore ka emigruar , jo pse çdo i ri e shikon të ardhmen larg shqipërisë, jo pse nuk arritëm të aderojmë në BE, por sepse viti 2020 të dashur bashkëatdhetarë është viti i diktaturës absolute, të cilit edhe vitet 1945-1990 do tia kishin zili, pasi është viti i shtatë pa Gjykatë të Lartë, viti i shtatë pa Gjykatë Kushtetuese, viti i shtatë pa një institucion të vetëm që ka fuqi të kundërshojë “Regjimin Rilindje”

Unë e dua vendin tim, prandaj kam një kërkesë për ju, njëherë të vetme mos mendoni për vendin e punës (që u premtohet apo kërcënohet) mos mendoni që tashmë janë shumicë dhe askush nuk u bën dot ball pasi kanë larguar çdokënd që u doli kundër, mos mendoni thesin e miellit (edhe pse e di shumë mirë që shumicës nga ju u mungon) mos mendoni çafrëdolloj favori të përkohshëm, por mendoni të ardhmen e një kombi, mendoni për mua, një 32 vjëçare që nuk dua të heq dorë nga vendi im, mendoni për çdo bashkëmoshatarin tim që nuk do të heq dorë nga vendi i tij, mendoni për ne, fëmijet tuaj, për çdo të ri që vazhdon të qëndroj këtu pamvarësisht të gjithave, mendoni për ne që mos të endemi rrugëve të botës si vëllezërit dhe motrat tona (sejcili nga ne jam e bindur që e ka një të tillë nëpër botë) njëherë ju lutem mendoni me ndërgjegje, mendoni të ardhmen tonë dhe fëmijëve tanë, njëherë mendoni si europian, mos e mendoni shqipërinë si Europa, Shqipërija është shumëherë më e bukur se e gjithë bota, por njëherë të mendojmë si Europian, të veprojmë si Europian, njëherë të jemi europian, të jemi Amerikan, njëherë të jemi qytetarë të ndërgjegjshëm, njëherë të mos harrojmë shpjet! Unë e dua vendin ti, ne e duam vendin tonë, ju lutem na ndihmoni që të rritemi, të edukohemi, të punojmë dhe të jetojmë në vendin tonë, njëherë votoni me ndërgjegje të plotë!

Sinqerisht E.N!