Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas infektimit me Covid të shefes së Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, duke i uruar shërim të shpejtë.
Manastirliu bën me dije se zonja Bino është e shtruar në Spitalin infektiv dhe aktualisht sipas saj, gjendje paraqitet e stabilizuar
I uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, që po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin infektiv në QSUT. Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar.
Dr. Bino të presim të na bashkohesh sa më parë
Comments are closed.