Sot pasdite (e hënë, dt. 28) dhe nesër (e martë, dt. 29) priten reshje intensive në qarqet Lezhë, Tiranë dhe Durrës, në qarqet Shkodër, Elbasan dhe Vlorë priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta
Në qarkun e Lezhës reshjet do të arrijnë lokalisht deri shumë intensive. Në shumicën e qarqeve reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark)
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë vërshime të përkohëshme të ujit dhe përmbytje lokale sidomos pranë përrenjve dhe lumenjve të vegjël dhe të mesëm ose në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve kryesisht në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë
Comments are closed.