110 mjekë specializantë kanë firmosur një letër ku i parashtrojnë tre kërkesa kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mes të cilave dhe të paguahen të gjithë gjatë specializimit të tyre, pavarësisht se ku zgjedhin të punojnë. Mjekët specializantë kërkojnë të bëhen pagesat edhe të kuotave të lira njësoj si kuotat e mbuluara. Kuotat e lira përgjatë gjithë specializimit nuk paguhen, ndërsa kuotat e mbuluara i përgjigjen një kontrate ku atashohen si mjekë specialistë.

Ndarja e këtyre kuota bëhet në bazë të preferenca që vetë mjekët kanë se ku do punojnë. Nëse ata e zgjidhen vetë vendin ku do paguajnë nuk paguhen dhe futen tek kuotat e lira, ndërsa kur vendin se ku do shërbejnë këto mjekë specializantë e vendos Ministria e Shëndetësisë ata paguhen në bazë të një kontrate. Duke e cilësuar si një vendim të gabuar ndarjen e specializantëve në kuota të lira dhe të mbuluara, ata kërkojnë që edhe kuotat e lira të paguhen njësoj si ata të mbuluara, pasi mjekët specializantë përkushtohen dhe mbajnë të njëjtën përgjegjësi dhe peshë në punë e përditshme në pavijonet klinike njësoj si mjekët specializantë me kontrata apo kuota të mbuluar.

Mjekët specializantë e cilësojnë këtë ndarje dhe mungesë pagese për kuotat e lira si një demotivim të punë së tyre dhe arsye pse këta mjekë largohen nga rrugëtimi i tyre. Tre kërkesat e tyre janë:

1.Të shfuqizohet ndarja në kuota të lira dhe të mbuluara për specializimet afatgjata. Të paguhen të gjitha kuotat sipas përcaktimeve të kodit të punës në fuqi. Për sa kohë secili nga specializantët mban të njëjtën përgjegjësi dhe peshë në punë e përditshme në pavijonet klinike mungesa e pagesës është e pajustifikueshme dhe vështirëson çdo aspekt të formimi dhe jetesës.

2. Të rishikohen të drejtat dhe detyrimet kontraktuale për specializantët që aktualisht kanë kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë.

3. Mjekët specializantë sekondar të rojës ti mundësohet gjithashtu pagesa e akomodimit në çdo shërbim.