Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni organizoi një tryezë teknike në nivel ekspertësh me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, Tiranë zj Gerta Lubonja, përgjegjës të zyrës së menaxhimit të burimeve ujore Drin Bunë, si dhe përfaqësuesve të Institucionit të Prefektit Qarku Shkodër.
Në fokus të këtij takimi ishte shqyrtimi i rasteve për trajtimin e aktiviteteve në brigjet e liqenit si dhe menaxhimi i basenit Drin Bunë.
Gjatë takimit prezantues u zhvillua një analizë e praktikave më të mira nga Tirana si dhe u diskutuan shembujt pozitiv të Bashkisë Sarandë në lejimin e aktiviteteve pranë brigjeve liqenore.
Krahas kësaj Lubonja u shpreh se është miratuar Plani Kombëtar për Përmbytjet , si dhe po punohet në bashkëpunim me GIZ dhe me Ministrinë e Bujqësisë për hartëzimin e zonave të rriskut në nivel kombëtar
Comments are closed.