Të përndjekurit politikë i kërkojnë Bashës të kandidojë për deputetë përfaqësues të tyre


Të përndjekurit politikë i kërkojnë kryedemokratit Lulzim Basha të fusë në listat e kandidatëve për deputetë përfaqësues të tyre. Ata kanë mbërritur në PD ku po dorëzojnë shkresën e tyre.

“Konventa kombëtare e Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë e mbledhur sot me datë 23 shtator 2020, si përfaqësuese e vetme dhe legjitime të së djathtës shqiptare me një veprimtari kombëtare në të gjithë Republikën e Shqipërisë, por edhe si një subjekt politik shoqëror që përfaqëson 100 mijë familjet e Përndjekura politike dhe pronarë të Republikës, e përfaqëson një elektorat i djathtë me 35% – 40% të.

ka nderin dhe privilegjin të ju drejtohet juve dhe Partisë që ka rrënjët te ky elektorat për kandidaturat në zgjedhjet e vitit 2021, nga kjo shtresë antikomuniste kombëtare, këto personalitet për deputete” thuhet në shkresën e tyre.


2 Trackbacks / Pingbacks

  1. เว็บ บอล ที่ ดี
  2. find more info

Comments are closed.