Mbledhja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës është shtyrë më 2 tetor. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook

Takimi ishte parashikuar të zhvillohej ditën e premte në Shkodër por për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës që është planifikuar po në atë ditë është shtyrë.

Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes shkruan Hoti.

Në takimin e dy qeverive parashikohej të nënshkruheshin 3 marrëveshje “të mëdha”

Vetëm pak kohë më parë zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj është shprehur për mediat kosovare se bëhet fjalë për Doganën në Durrës, linjën hekurudhore dhe Hidrocentralin që do të ndërtohet në republikën e Shqipërisë për Kosovën.