Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti lajmëroi anulimin e takimit mes dy qeverive për shkak të seancës plenare në Prishtinë. Njoftimi u bë në Twitter nga vetë kreu i qeverisë, dhe statusi në rrjetin social u bë “retweet” edhe nga numri një i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Por ky nuk ishte i vetmi “retweet” Me apo pa dashje (nuk e dimë) kryeministri Edi Rama shpërndau edhe komentin e një qytetari që ofendonte homologun e tij, Avdullah Hoti