Gjatë mbledhjes së mbajtur në selinë blu, Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha diskutoi në lidhje me situatën e pandemisë në Shqipëri dhe në 2 spitalet COVID

Pranë Bashës, ishin 4 ekspertët e mjekësisë së Partisë Demokratike. Halim Kosova, Arben Beqiri, Bardh Spahia, Tritan Shehu, të gjithë të pajisur me maska dhe të distancuar nga njëri – tjetri.

Të gjithë të diplomuar për mjekësi, Basha zgjodhi që në krah të tij të kishte pikërisht këto emra pasi beson në dijet e tyre dhe në aftësitë që ata mund të kenë për ta kuptuar situatën që ndodhet vendi

Kjo mbledhje u zhvillua pasi mjekët paralajmëruan një protestë ditën e nesërme në orën 10.00 para oborrit të QSUT, por policia refuzoi lejen me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pandemie, ndaj Basha kërkoi takim me bluzat e bardha dhe ekspertët