Burrat me jetëgjatësinë mesatare më të madhe në Europë jetojnë në qytetin italian të Trentos, sipas Eurostat.

Jetëgjatësia mesatare e meshkujve në këtë qytet është 82,7 vjeç.

Në vijim vjen rajoni i Madridit, në Spanjë 82,5 vjeç më pas provinca autonome e Bolzanos (82,3 vjeç), Umbria (82,2 vjeç) dhe Marche (82,2 vjeç).

Sa i përket jetëgjatësisë së grave, statistikat e Eurostat tregojnë se zonjat më jetëgjata jetojnë në zonat e Spanjës dhe Francës.

Në vendin e parë është rajoni i Madridit 88,1 vjeç, i ndjekur nga komuniteti i Navarras në Francë 87,3 vjec më pas Korsika 87,2 vjeç dhe Castilla y Leon në Spanjë 87,1 vjeç