Sot, ndodhemi në një situatë jo normale, të pazakontë e të padëshiruar. Është bllokuar rrotullimi i topit në Kategorinë Superiore e në akademitë e tyre, jo vetëm futbollistët profesionistë, por edhe fëmijët kanë mbetur pa dashurinë e tyre të madhe: FUTBOLLIN”
Me këto fjalë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, futet në thelb të cështjes më shqetësuese të javëve të fundit, bojkotit të klubeve të Superiores, për shkak të mosrealizimit të premtimeve që Kryeministri Edi Rama bëri në tryezën e përbashkët në mars 2019
Në reshtat e shkruar nga numri 1 i futbollit, që del hapur në krah të Ligës Profesioniste të Futbollit, përmendet problematika dhe motivi përse delegacioni i sportit kërkon bisedime ekskluzivisht me të dhe jo me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave:
“Grupi i punës i ngritur me urdhërin tuaj, shumë shpejt u përfshi nga përçarja dhe meskinitetet politike, me qëllim ngritjen e flamurit të reformatorit në sport – shkruhet në letër -. Kjo luftë e brendshme, e shoqëruar nga “JO” e përhershme e “burokratëve të pandreqshëm” të Ministrisë së Financave, solli një zhbërje të produktit final. Që ndryshe nga çpremtuat apo ndryshe nga çjua kanë transmetuar nuk u materializua në një dokument reforme tërësore”
Comments are closed.