Keto shkrepje i perkasin nje gjenerate tjeter te fotografeve ne vendin tone. Eshte mjeshteria e Dedë Jakoves, nxenes i Kel Marubit e cila erdhi ne formen ne nje ekspozite te shumepritur per publikun shkodran. Dedë Jakova është ndër autorët me korpusin fotografik më voluminoz në arkivën e muzeut. Plot 58.000 imazhe ndersa keto fotografi marrin vlere dhe deshmi historike pasi aktiviteti i tij përshkohet nga një rotacion i fortë ideologjik e politik: nga fryma e monarkisë dhe ndikimi i fashizmit, në konsolidimin e regjimit diktatorial të komunizmit.

Ekspozita “Dedë Jakova”Jemi shumë të lumtun t’ju prezantojmë me videon promovuese të ekspozitës “Dedë Jakova”, për të cilën kemi filluar të punojmë që nga fillimi i këtij viti.Imazhet e Dedës na kanë shoqëruar gjatë periudhës së izolimit e mbas saj, e secila prej tyre ka shënuar një moment magjepsjeje me punën e autorit të cilën mezi po presim tashmë ta ndajmë edhe me ju. ? Imazhet nga tabela: NEN SATURN ?Muzika: Paolo Marzocchi, Fantazi mbi një temë origjinale të Prenkë Jakovës

Posted by Muzeu Kombëtar i Fotografisë "Marubi" on Wednesday, September 16, 2020


Kuratori i ekspozites Lek Gjeloshi dhe drejtori i Muzeut Kombetar te Fotografise Marubi Luçian Bedeni folen pikerisht mbi keto vlera te fotografise se Dede Jakoves

Djali I Dede Jakoves Nikolin Jakova dhe nipi I tij Domeniko Jakova u shprehen te emocionuar dhe te nderuar ne kete ekspozite. Ato kane trasheguar kete profesion teksa treguan se gjithe jeten I ka ndjekur nderimi qe qytetaret e Shkodres I benin figures se njeriut te tyre te dashur . Shkodranet e kujtonin si njeriun I cili kishte fiksuar ne fotografi kujtimet me te bukura te jetes se tyre


Në kujtesën kolektive Dedë Jakova identifikohet si fotograf i rinisë, por e gjejmë shpesh edhe si fotoreporter të jetës social politike të qytetit. Dëshmitë e kohës thonë se Jakova, mbas presionit të fortë të sistemit të taksave, ishte autori i fundit që u bë pjesë e Kooperativës së Shërbimeve. Në vitin 1970 i bashkohet fotografëve që ia dorëzuan shtetit fondin e tyne. Prej fillesave deri në fund, realizon mbi 58 000 imazhe