Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Shkodër, ku iu ka kërkuar 4 subjekteve që të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

B. D. banues në Shkodër, D. S. banues në Shkodër, R. Th. banues në Shkodër, S. G. banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet tu përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL dhe më pas, përgjigjet e marra do ti dërgohen SPAK për veprime të mëtejshme

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë