Testimi i vaksinës antiCOVID i prodhuar nga kompania AstraZeneca është ndërprerë, për shkak se një 37 vjeçare që mori vaksinën pësoi një gjendje të rrallë neurologjike.

AstraZeneca, e cila zotëron të drejtat për vaksinën me emrin AZD1222 nuk e ka konfirmuar se cili ishte efekti anësor i vaksinës, por raportet që dolën nga brenda kompanisë treguan që gruaja ishte shtruar në spital

Kompania ka këmbëngulur se nuk ka prova që vërtetojnë se vaksina i ka shkaktuar 37 vjeçares gjendjen e rrallë psikologjike, që e bëri të kishte vështirësi në të ecur.

37 vjeçares iu dha doza e parë e vaksinës në muajin qershor, prej së cilës u ndje mirë, ndërsa dozën e dytë e mori në fund të gushtit. Ajo filloi të kishte ëvshtirësi në të ecur, dhimbje dhe dobësi në kahë dhe dhimbje të forta koke, ndërsa u rrèzua një ditë teksa po vraponte

Vaksina e Oksfordit është një nga nëntë kandidatët në botë që kanë arritur fazat përfundimtare të provave klinike dhe është përcaktuar si më premtuese nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ajo u është dhënë 18,000 njerëzve në të gjithë botën deri më tani, thotë AstraZeneca, dhe shkencëtarët kanë siguruar opinionin publik se reagimet nuk janë të papritura, por hetohen gjithmonë