Nga Kastriot Dervishi
Në Shkodër u arrestuan shtetasit: Muhsin Elez Muka (65 vjeç, arrestuar më 3 maj 1966) Brahim Isa Tepelia (49 vjeç, arrestuar më 3 maj 1966) Hajdar Sadik Meta (33 vjeç, arrestuar më 3 maj 1966) Hamza Selim Cungu (48 vjeç, arrestuar më 7 maj 1966) Faik Qazim Hoxha (36 vjeç, arrestuar më 4 qershor 1966) Hafiz Sabri Idriz Koçi (45 vjeç, arrestuar më 4 qershor 1966) Hodo Isuf Sokoli (36 vjeç, arrestuar më 4 qershor 1966)
Goditja e këtij “grupi” bëhej në kuadër të planeve të regjimit për luftën kundër fesë. Akuzat kryesore ishin ato që kishin të bënin me nenet 72 (sabotimi), 73 (agjitacioni e propaganda) dhe 64 (tradhtia ndaj atdheut) të Kodit Penal.
Proces gjyqësor u zhvillua në sallën e Shkollës Pedagogjike duke iu dhënë një rëndësi e madhe për mjetet propagandistike të regjimit. U realizuan disa foto, gjë që ishte shumë e rrallë për atë kohë.
Me vendimin nr.34, datë 10.9.1966 Gjykata e Qarkut Shkodër, i deklaroi dhe i dënoi: Muhsin Muka dhe Brahim Tepelia me vd..ekje (varje në litar) Hajdar Meta me vde..kje (pushkatim) Hamza Cungu dhe Faik Hoxha me 25 vjet burgim Hafiz Sabri Koçi me 22 vjet burgim, Hodo Sokoli me 16 vjet burgim. të gjithëve iu konfiskohej pasuria.
Vendimet u lanë në fuqi, por me vendimin nr.143, datë 30.9.1966, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, Hajdar Metës ia ktheu dënimin me 25 vjet bu..rgim. vendimet me vde..kje nuk u ekzekutuan në litar, por me push..katim
Comments are closed.