Valentina Pemaj ka treguar se si ka nisur sherri, për të cilin vjehrri i saj e akuzon si shkaktare të dhunës ndaj tij, duke i treguar uniformave blu gërvishtjet në fyt. Nusja thotë se i gjithë diskutimi mes tyre ka nisur për shkak të punimeve që po bëhen në shtëpinë e tyre, për të cilat thotë se vjehrri nuk është dakord.
Ky i fundit në debat e sipër, sipas saj i ka futur duart në fyt duke i këputur varësen e floririt dhe kjo e fundit për vetëmbrojtje e ka shtyrë. Por në momentin që janë hasur në komisariat, Valentina thotë se vjehrri e kishte gërvishtur veten me thonj në mënyrë që tia hedhë fajin asaj.
“Thirra punëtorin me ardhur me bërë sistemime, sepse po bëjmë një kuzhinë më të madhe. Më ka ardhur djali nga Amerika dhe më ka thënë të bëjmë një kuzhinë më të madhe. Në ato moment vjen vjehrri bën shamatë me punëtorët. Unë po bëja bukën e punëtorëve. Unë kam edhe kamerat e sigurisë që tregojnë se unë kam qenë te puna. Vjen djali i vogël dhe më thotë që lala po e bën për një lekë punëtorin. Jo i thashë se punëtori bën ça i themi ne. Shkoj dhe e gjej një punëtor që po e qetësonte. Më tha kush je ti që vendos çfarë të bëhet këtu. Më ofendoi me fjalë të turpshme. Kur u futëm brenda erdhi edhe burri, i tha çfarë ke se ti do rrish këtu për hatër të nënës time sepse ajo nuk mund ta kalojë jetën vetëm.
Por ne mos na u përziej në punën tonë. I tha ty ta ka bërë mendjen balonë kjo …. (më ofendoi me fjalë të rënda). I thashë unë jam nëna e katër fëmijëve në shtëpinë tënde. Më futi duart në fyt dhe më këputi varësen e arit në fund dhe unë jam vetëmbrojtur e kam shtyrë. Në atë momente më ka marrë vjehrra për krahu dhe më ka nxjerrë përjashta. Burri im e ka marrë vjehrri dhe e ka larguar. E kam denoncuar edhe para tre viteve.
Ka pasur çiften në shtëpi dhe ia ka marrë. Më ka thënë prokurori a do me e lënë në burg. I kam thënë jo se më vjen turp, nuk dua që fëmijët ta shohin gjyshin e tyre në burg. Kur më ka nxjerrë burri përjashta unë kam ikur te puna. Nuk e kisha telefonin me vete. Më sheh vajza të tronditur. Policinë e kam marrë unë në telefon me telefonin e djalit. Kam marrë policinë e Shkodrës. Më pas ka ardhur polici i zonës. Më tha e kujt është shtëpia. Shtëpia është e imja i thashë. E kanë marrë vjehrrin me vete dhe kanë kaluar 20 minuta kur na thonë hajde në Lezhë. U nisa me burrin. Vjehrri im ishte gërvishtur edhe më shumë. Unë pak e bëra se i kam thonjtë” thotë Valentina Pemaj /Abc News
Comments are closed.