Evis Kushi u emërua dje nga kryeministri Edi Rama në postin e ministres së Arsmit dhe Sportit, pas largimit të Besa Shahinit. Pas emërimit, kryeministri Edi Rama deklaroi se: “Kemi garancinë që Evis Kushi që do të marrë stafetën nuk është subjekt i plagjaturës se doktoraturën e ka bërë në Angli, është si me provë si të thuash”

Mirëpo, studiuesi Vladimir Kola pretendon se Kushi është bashkëpunëtore me artikull shkencor 70% plagjiaturë. Përmes një postimi në Facebook, Kola shkruan se nga studimi i tij në internet rezulton se 70% të artikullit shkencor me titull: “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies është kopjuar nga një artikull tjetër.

Ky artikull sipas tij, me autore ministren e re Evis Kushi, është paraqitur në Fakultetin e Ekonomisë, në Podgoricë, Mal i Zi më 20 – 22 maj 2010.

“Natyrisht nuk mund t’i mohohet znj. Evis Kushi (Caku) Doktoratura në Staffordshire University (Mbretëri e Bashkuar) dhe shkrimet e tjera shkencore, por nga kontrolli im në internet rezulton se 70% të artikullit shkencor me titull ‘Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania’, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull ‘Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-wave Democracies i vitit 2007, me autor Eric Chang.

Artikulli shkencor i kopjuar me titull “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania” me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është paraqitur nga autoret në një konferencë shkencore me titull International Conference of ASECU, “Economic development, tax system and income distribution in the countries of Southern and Eastern Europe që është mbajtur në Fakultetin e Ekonomisë, në Podgoricë, Mal i Zi, më 20 22 maj 2010

Nuk përjashtohet mundësia që artikulli “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania” të jetë përdorur nga autoret (apo nga njëra autore) si një ndër shkrimet shkencore, për të marrë tituj akademikë si Profesor i Asocuar ose Profesor” shkruan studiuesi.