Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili për një kohë të gjatë ka munguar në skenën politike dhe mediatike, ka folur për ‘brryla’ brenda PS kundër tij.
Në një intervistë për gazeta “Tema” anëtari i Kryesisë së PS, nuk la pa thumbuar disa njerëz në kupolën e PS, që sipas tij, me anë të bërrylave, servilizmave dhe lobimeve janë duke bërë karrierë.
Këta individë, të cilët ai i njeh, por nuk i bën të ditur për publikun se kush janë, kanë porositur edhe shkrime dhe emisione kundër tij.
I pyetur për lajmet se ai mund të mos jetë më pjesë e kryesisë së PS, Xhafaj shprehet
Mendoj se nuk duhet ti përfshijmë në rëndësinë e kësaj bisede këto që shkruhen apo përcillen nëpër disa portale, dhe sidomos mënyra neveritëse se si shiten për publikun. Nuk do mend që bëhen nga individë të cilët për ti njohur se çfarë përfaqësojnë, mjafton ti shohësh strukturën e karrierës së zhvilluar përmes servilizmit, lobimeve apo brrylave ndaj kolegëve, çka nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë në sjelljen dhe qasjen time brenda një ekipi politik
Kjo e artikujve apo emisioneve të porositur ndaj meje është një teknologji politike e përsëritur të cilën e kam provuar shpesh këto vitet e fundit dhe meqenëse tashmë e di kush qëndron pas tyre, e vetmja gjë që më “shqetëson” është fakti se po lodhen shumë duke premtuar apo paguar
Comments are closed.