Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Veliu i ka dërguar shkresë drejtuesve në qarqe javën e kaluar për të identifikuar shtetasit e huaj në vend.

Ai kërkon verifikimin e aktivitetit të tyre që bëjnë në Shqipëri dhe nëse kanë apo jo leje qëndrimi.

Gjithashtu ai u kërkon që verifikimet të bëhen në kohë reale me drejtorin e kufirit të cilët lëshojnë lejet e qëndrimit.

Ndërkohë që për ata që janë pa leje apo që u ka skaduar është kërkuar aplikimi i gjobës deri n ëdepërtim në vendin e origjinës si dhe procedim për kalim të paligjshëm të kufirit.