Viti i ri në arsimin parauniversitar, ka startuar sot edhe në Bashkinë e Shkodrës. 18151 nxënës janë ulur sot në bankat e dijes, për të nisur një vit shkollor jo të zakonshëm. Në qendër të vëmendjes, janë masat anti Covid, të cilat janë janë zbatuar nga personeli mësimdhënës i angazhuar për këtë qëllim.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, ka qenë e pranishme në nisjen e vitit të ri shkollor në gjimnazin “Jordan Misja”. Shkolla i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë, që do të pasohet edhe me një fazë të dytë në vijim.
Drejtorja e gjimnazit “Jordan Misja” Diana Ndreu, është shprehur e kënaqur për kushtet në të cilat nis ky vit shkollor, pas rikonstruksionit të kryer. Kushtet e distancimit social, ato higjeno sanitare, janë optimale, duke krijuar më shumë siguri në kushtet që nis mësimi.
Kryebashkiakja Ademi, ka uruar vitin e ri shkollor, duke bërë thirrje për respektim të masava anti Covid, duke shtuar se Bashkia e Shkodrës do të jetë në mbështetje të vazhdueshme për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Mostra meno
Comments are closed.